Petro Zisi, një qytetar i Sarandës tregon se ka marrë një shesh ndërtimi 34 vjet më parë, por nuk po mundet të marrë certifikatën e vendit të shtëpisë. Bëhet fjalë për 200 m2 për një shtëpi. Petro jeton në Athinë dhe thotë se është i sëmurë e ka bërë tre operacione në kokë.

“Jam një qytetar i Sarandës, kam marrë një shesh ndërtimi këtu e 32-34 vite më parë dhe nuk po marr dot certifikatën e pronësisë. Kërkoj të marr certifikatën e pronës për 200 metra katrorë, për një shtëpi. Tani unë po pres, kam ardhur disa herë këtu dhe nuk po më japin përgjigje fare. I kam të gjitha dokumentet. Unë nuk mund të vij dot për arsye sepse unë jam edhe i sëmurë. Kam bërë 3 operacione shumë të rënda në kokë dhe nuk mund të vij dot. Jam nën kontroll të doktorëve. Unë jetoj në Athinë”, tha denoncuesi.

Ai thotë se ka dorëzuar gjithë dokumentacionin në Kadastër e nuk po mbaron punë.

Denoncuesi: Vetëm kaq, që “është në shqyrtim”, asgjë tjetër, vajti 1 vit e gjysmë. Po unë nuk po zgjidh dot problem këtu. Nuk mund të qëndroj edhe pesë ditë akoma, për arsye, se kam për të bërë vizitën, se një herë në gjashtë muaj vete, për të bërë vizitë.

Gazetari: Pse e shikon të arsyeshme ti këtë ankesën tënde në “Stop”?

Denoncuesi: Po unë nuk po zgjidh dot problem këtu. Nuk mund të qëndroj edhe pesë ditë akoma, për arsye, se kam për të bërë vizitën, se një herë në gjashtë muaj vete, për të bërë vizitë.

Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Drejtoria qendrore e ASHK-së i kërkon ASHK-së Sarandë të marrë masa dhe përgjigja është që aplikimi është në proces punimi. Pas kësaj faze, Petro Zisi u pajis me certifikatën e truallit të shtëpisë pas 35 vjetësh./tvklan.al