Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Jam sëmurë”, ja si kërkon të lërë qelinë, gjyqtarja e bandave Fetahu
Ish gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu ka kërkuar të lërë qelinë, me justifikimin e problemeve shëndetsore.Fetahu mori masën arrest me burg, për shkak të lidhjeve të saj të provuara me persona, anëtarë të bandave të Elbasanit. Ne sjellim raste, kur eksponentë të botës së krimit, që kanë qenë vërtet të sëmurë, madje në fazë terminale, janë lënë në qeli për akuza të tilla.
“Thonë më jep një shtëpi, të çertifikojmë të tjerat”, denoncimi i qytetarit
Kostandin Plaku është një 72 vjecar nga Berati. Ai thotë, se prej vitit 2005 nuk merr dot certifikatat e pronësisë së 4 objekteve, që zotëron në zonën e Kalasë së Beratit.Kostandini thotë, se në vitin 2005 një prej banesave të tij u dogj bashkë me dokumentat e pasurive dhe që nga ai vit, Kostandini nuk merr dot certifikatat.Sipas të moshuarit persona, që kanë lidhje me Kadastrën, i kanë propozuar, që t’u japë një shtëpi, për të certifikuar të tjerat.Bashkë me 72 vjecarin ne shkojmë e shohim katër pasuritë e tij në zonën e Kalasë. Zëvendësdrejtori i Kadastrës Berat, Thanas Kace na tregon rrugën e zgjidhjes, duke thënë, se për rreth një muaj Kostandini do pajiset me certifikatat e pasurisë për të katër objektet e tij.
Tre operacione në kokë, detyrohet të vijë nga Greqia për çertifikatë trualli
Petro Zisi, një qytetar i Sarandës, tregon, se ka marrë një shesh ndërtimi 34 vjet më parë, por nuk po mundet të marrë certifikatën e vendit të shtëpisë. Bëhet fjalë për 200 m2 për një shtëpi. Petro jeton në Athinë dhe thotë, se është i sëmurë e ka bërë tre operacione në kokë.Ka dorëzuar gjithë dokumentacionin në kadastër e nuk po mbaron punë.Pas ndërhyrjes sonë, Drejtoria qëndrore e ASHK-së i kërkon ASHK-së Sarandë të marrë masa dhe përgjigja është, që aplikimi është në proces punimi.Pas kësaj faze, Petro Zisi u pajis me certifikatën e truallit të shtëpisë pas 35 vjetësh.
/tvklan.al