Emisioni “Opinion” mbrëmjen e kësaj të hëne vendosi në qendër të rinjtë dhe peshën që kanë ata në politikë. Pyetja që u ngrit për diskutim është se sa munden të rinjtë të ndryshojnë politikën.
Të ndarë në mendime pro dhe kundër, nuk munguan as argumentet e forta e përplasjet e ashpra mes të ftuarve që ndanë këndvështrime të ndryshme. I njëjtë, ishte rasti mes Sekretarit Rinor të PS-së, Roy Bashaj dhe përfaqësueses së Partisë Mundësia, Barbara Doda.
Mbështetja e të rinjve, hapësira që u jepet atyre për të folur në forume të rëndësishme, por jo vetëm, që përfshijnë fushën politike dhe problemet e aktualitet futën në “sherr” Bashajn dhe Dodën, e cila i quajti budallallëqe fjalët Bashajt.
Roy Bashaj: Nuk mund të them se nuk bie dakord me shumë nga opinionet që dëgjova këtu prej kolegëve në studio, por dhe kaq përgjithësuese unë nuk do e bëja. Përveç sfidave që ne të gjithë biem dakord me sigurinë sociale që do të ketë një njeri nesër me arsimin shëndetësinë dhe të gjitha fushat që ndikon të riun unë mendoj se është pak edhe ajo që nisëm në fillim të emisionit. Në çfarëdo lloj forme që një njeri merr mundimin për të dhënë një mendim ndryshe nga ç’mund të jetë opinioni i përgjithshëm përballet me një lloj sulmi. “Ti nuk duhet të flasësh për këtë sepse nuk merr vesh nga kjo”, “ti nuk e ke të studiuar këtë gjënë që po thua”, “ti po flet broçkulla sepse kështu të kanë mësuar që të flasësh”, dhe natyrisht që krijohet një lloj stepje që të mos gjesh guximin që të shprehësh veten për atë që është bërë ose jo mirë. Ajo që më hidhëroi se çfarë pashë nga rrjetet sociale ishte se aty nuk u mor njeri me atë që thanë të rinjtë, për shembull një djalë nga Shkodra, që do të vazhdojë mjekësinë, punon digjej “part time”…
Barbara Doda: Mos ishte ai që thoshte jemi satelitët, dielli…
Roy Bashaj: Një sekondë pra ta mbaroj!
Barbara Doda: Është i njëjti?
Roy Bashaj: Jo, jo nuk është i njëjti. Ja fillon sulmi që këtu sepse nuk ke durimin që ta dëgjosh deri në fund.
Barbara Doda: Jo unë kam shumë durim, por po të thuash budalliqe realisht që nuk kam. Më ndërpritet durimi./tvklan.al