Pronari i një piceri delivery në lagjen “Kastriot” Fier, ka denoncuar një ngjarje të rëndë. Ai ka denoncuar se disa persona i kanë vjedhur varësen e floririt.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarje, por autorët u larguan me një makinë, por arratia e tyre nuk gjati shumë. Një prej autorët pak momente pas ngjarjes, ndërsa dy të tjerët pas disa orë kërkimesh.
“Shtetasit H. T., P. Ll. dhe K. V. kanë shkuar në subjektin piceri delivery në pronësi të shtetasit L. H. dhe pas një konflikti me këtë shtetas, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që ai mbante në qafë”, sqaron Policia.
Ndërkohë që bashkëpunëtori i tyre H.T. 28 vjeç është arrestuar, pasi u kap dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja e floririt./tvklan.al