Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një shkrim ku tregon sesi tre të burgosur shqiptarë kanë mundur të postojnë foto nga qelia duke festuar ditën e Krishtlindjeve.

Tre djemtë shqiptarë janë duke ngrënë ushqim dhe më pas kanë bërë një foto dhe e kanë postuar në rrjetet sociale me mbishkrimin:

  “I urojmë të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet”.

Sipas “The Sun” njëri prej tyre është Ramadan Doçi, i cili u dënua këtë muaj me 6 vjet burg për trafik droge. Menjëherë pas këtij publikim, Shërbimi i Burgjeve tha se shqiptarët do të ndëshkohen, pasi kanë përdorur telefonin, i cili është i paligjshëm të përdorët në qeli.

Disa ditë më parë Gjykata Supreme mori nje vendim që shqiptarët që gënjyen se ishin refugjatë kosovarë mund të qëndronin në Britani.

/tvklan.al