Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Dollari amerikan shënoi një rënie të konsiderueshme ndaj frangës zvicerane dhe monedhës të përbashkët euro pasi shpërthimet e bombave në Turqi dhe Irak, rritën shqetësimet e investitorëve rreth sigurisë ndërkombëtare.
Humbjet më të mëdha ndaj monedhës amerikane erdhën ndaj frangës zvicerane, pasi rritja e pasigurisë ndërkombëtare, çmimet rekord të naftës dhe rënia e tregjeve aksionare bënë që investitorët t’i drejtohen monedhave të sigurta, si psh. franga zvicerane, që shënoi sot një rritje prej gati 6% ndaj dollarit amerikan.
Gjithashtu edhe monedha e përbashkët euro shënoi një rritje prej gati 1.5% ndaj dollarit amerikan, duke u shkëmbyer në orët europiane të shkëmbimeve në nivelet 1 euro baras me 1.2 dollarë. Sipas informacionit të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj dollarit amerikan, pas humbjeve të tij në tregjet ndërkombëtare, ndërkohë që leku ka fituar terren ndaj euros./tvklan.al