Tregtimi i produkteve të mishit apo bulmetit jashtë kushteve higjieno-sanitare në tregjet e kryeqytetit vazhdon të mbetet problem shqetësues.
Pasqyrimi për disa ditë me radhë i mënyrës së shitjes jashtë çdo standardi të këtyre produkteve solli reagimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe drejtorisë së higjienës, të cilat ia faturuan përgjegjësinë pushtetit vendor duke sjellë në vëmendje se kanë kërkuar disa herë mbylljen e pjesës më të madhe të këtyre tregjeve, por ndërsa nga institucionet përgjegjëse nuk shihet ndonjë reagim konkret.
Tregtimin e ushqimit në të tilla kushte duket se e nxisin edhe vetë qytetarët. Pavarësisht paralajmërimeve për rrezikshmërinë e konsumit të tyre janë ende të shumtë ata që pazaret i kryejnë në këto tregje.
Gazetarja: Si ju duken kushtet e tregut?
“Mos e lodh veten”.
Sipas drejtorisë së higjienës të gjithë tregjet që operojnë në kryeqytet kanë probleme të theksuara në repartet e tregtimit të bulmetrave dhe mishit, të cilat janë totalisht jashtë standardeve./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami