Katër persona janë arrestuar, dy janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi tregtonin mallra të ndryshme dhe nuk deklaronin shitjet në organet tatimor.
Aktiviteti i tyre që reklamohej në rrjetet sociale u zbulua pas kontrolleve në 13 subjekte të ndryshme në Tiranë.
Nga krahasimet mes dërgesave me postë dhe deklarimeve të kryera në organet Tatimore rezulton një diferencë totale prej 1.5 milionë Eurosh. Si provë materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të kontrabanduara dhe celularët e të pandehurve.
Klan News