3.4 kg kokainë dhe mallra kontrabandë! Në pikën kufitare të Muriqanit, policia ka vënë në pranga shoferin e një furgoni, i cili po transportonte lëndën narkotike të ndarë në 3 pako. Bëhet fjalë për 32 vjeçarin e quajtur Adriatik Rrasa.


“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”. Sekuestrohen në hyrje të vendit, 3.430 kg Kokainë dhe mallra të kontrabanduara. Arrestohet drejtuesi i furgonit me të cilin transportoheshin lënda narkotike dhe mallrat. Si rezultat i intensifikimit të punës dhe kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, lëvizjen e sigurtë të shtetasve, si dhe eliminimin e rradhës gjatë kësaj periudhe festive, shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë. Nga kontrolli i kryer në furgonin që drejtonte 32-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 3.430 kg Kokainë, e ndarë në 3 pako. Gjithashtu, u gjetën 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

/tvklan.al