Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e daljes së një treni të shpejtësisë së lartë nga shinat e hekurudhës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Lodi, një qytet në veri të Italisë.

Sipas mediave italiane, dy viktimat mendohet se janë makinistë. Ndërkohë 28 persona të tjerë u plagosën pasi vagonët u përmbysën.

Treni udhëtonte nga Milanoja për në qytetin jugor të Salernos. Paraprakisht dyshohet se pasi ka dalë nga shinat, treni është përplasur me disa objekte anash hekurudhës.

Menjëherë pas ngjarjes shërbimet mbyllën linjën Milano-Bolonja. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të daljes së trenit nga shinat. /tvklan.al