Presidenti i Shtepisë së Bardhë, Donald Trump ka mohuar planin se vaksinimin për COVID-19 do të nisë nga punonjësit e Shtëpisë së Bardhë.

Në një deklaratë, Trump ka thënë se nuk është e vërtetë që anëtarët e lartë të administratës në Shtëpinë e Bardhë do të ishin ndër njerëzit e parë që do të merrnin vaksinës Pfizer-BioNTech.

Presidenti ka kërkuar nga autoritet shëndetësore që të kenë një plan të qartë për vaksinimin e popullatës. Ndërkohë në SHBA do të nisë sot përdorimi emergjent i vaksinës pas miratimit nga FDA.

Tre milion dozat e para të vaksinës aktualisht po shpërndahen në dhjetëra vende në të 50 shtetet në të gjithë SHBA-në.

Dërgesa e parë e dozave mbërriti një ditë më parë dhe mendohet se të moshuarit dhe mjekët do jenë të parët që do vaksinohen, si dy shtresat më të rrezikuara.

Nga ana tjetër SHBA vijon përhapja me ritme të shpejta e COVID-19. Çdo ditë raportohen mijëra raste duke u cilësuar si një nga vendet më të prekura./tvklan.al