Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Bojkoti I Ps

Edi Rama kusht për kthimin në Kuvend: Vetëm hapja e kutive na çon në Kuvend-(23 Shkurt 2010)

Apelit të delegacionit të asamblesë parlamentare të KiE, që i kërkoi opozitës të zërë vendet e saj në Kuvend kryesocialisti Rama i është përgjigjur negativisht. Edi Rama ka artikuluar qartë se vetëm hapja e kutive mund të thyej bojkotin parlamentar të socialistëve. Edi Rama: “Dua ta theksoj fare shkoqur se as në bashkëbisedimet hapura e...

Shkurt 23, 2010

Tryeza Berisha-Topi-Rama, komentohet nga publicisti Frrok Çupi-(11 Shkurt 2010)

Hapja e kutive, kusht i vendosur nga kryetari i opozitës për tryezën e presidentit nga analistët e politikës shihet si një arsye më shumë që kjo tryezë të përfundojë pa asnjë zgjidhje konkrete. Për publicistin njëherësh botuesin Frok Çupi, zgjidhja e vetme e ngërçit parlamentar është që deputetët socialist të merrnin vetë iniciativën për të...

Shkurt 11, 2010

Eurodeputetja Doris Pack sqaron deklaratën e Roucek për Shqipërinë-(11 Shkurt 2010)

Zyra e eurodeputetes Doris Pack, përmes një komunikate për shtyp ka sqaruar se zëvendës presidenti i PE-së, Libor Roucek, i ka shprehur zonjës Pack keqardhje për keqinterpretimin e deklaratës së tij. Këtë sqarim zonja Pack e dha pas një komunikimi që pati paradite me zotin Roucek. Zyra e eurodeputetes sqaron se PE-ja ka dhënë një...

Shkurt 11, 2010

Ilir Rusmali pas kthimit nga Strasburgu, “KiE, kundër hapjes së kutive” – (30 Janar 2010)

Kryesuesi i delegacionit të përhershëm shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Evropës Ilir Rusmali, i sapo kthyer nga Strasburgu ka artikuluar edhe një herë me hollësi rezolutën e miratuar për Shqipërinë në këtë asamble. Ilir Rusmali: “Theksojmë fort që Shqipëria pavarësisht bojkotit nuk ka krizë të institucioneve. Theksojmë fort që nuk ka bllokim të proceseve...

Janar 30, 2010

Socialistët europianë dënojnë bojkotin parlamentar të socialistëve shqiptarë – (27 Janar 2010)

Socialistët evropianë dënojnë bojkotin parlamentar të socialistëve shqiptarë. Në një takim të zhvilluar në Strasburg me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë mes të cilëve dhe deputetja Arta Dade, grupi parlamentar socialistët i Asamblesë së Këshillit të Europës, e ka cilësuar të pakuptimtë qëndrimin e Edi Ramës i cili ndërkohë që njeh rezultatin e zgjedhjeve...

Janar 27, 2010

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme pas kërkesës së PS – (16 Janar 2010)

Konferenca e kryetarëve ka zyrtarizuar mbledhjen e parlamentit në një seancë të jashtëzakonshme për situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Shkodër, pas kërkesës së bërë publike nga disa deputetë të Partisë Socialiste. Vetë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli njoftoi se kjo seancë do të mblidhet të hënë pasdite. Jozefina Topalli: “Ishte parashikuar që séance të...

Janar 16, 2010

Bojkoti i opozitës bllokon reformat dhe integrimin në BE-(11 Nëntor 2009)

Reformat e cilësuara nga faktori ndërkombëtar si kusht në proceset integruese të Shqipërisë vijojnë të mbeten të bllokuara për shkak të bojkotit të opozitës. Ligje të rëndësishme si heqja e imunitetit të deputetëve, ai për ngritjen e gjykatës administrative, ndonëse këto të mbështetura edhe nga opozita, nuk mund të kalojnë pa votat e socialistëve. Mungesa...

Nëntor 11, 2009

Mbledhja e kryesisë së PS, vendoset për bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme-(13 Tetor 2009)

Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nëntorit. Vendimi u mor nga kryesia e kësaj partie, të martën në mbrëmje, pas një mbledhje që zgjati më pak se dy orë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka cilësuar si të natyrshëm këtë vendim për të bojkotuar zgjedhjet. Edi...

Tetor 13, 2009

Bojkoti i Kuvendit nga PS, edhe ish-presidenti Mejdani kundër Ramës – (12 Shtator 2009)

Pas një pjese të anëtarëve të kryesisë dhe asamblesë socialiste, kundër Edi Ramës rreshtohet edhe një prej figurave historike të Partisë Socialiste. Ish-presidenti Rexhep Mejdani i është bashkuar Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, e zyrtarizuar një ditë më parë gjatë një takimi të gjerë me antarësinë, ku gjithashtu morën pjesë edhe themelues të Partisë Socialiste dhe...

Shtator 12, 2009