Lajme Arkiva 2004

Protesta e 20 Marsit do të zhvillohet vetëm për disa orë në mesditë për shkak të ngjarjeve  në Kosovë. Tryeza e partive të djathta vendosi të tolerojë vetëm për nesër, ndërsa në javën e ardhshme protestat do të jenë intensive, të  përditshme dhe do të ngujohen përpara kryeministrisë. Këtë herë u mendua që protesta të mos përfaqësoj vetëm kryeministrinë, por edhe parlamentin.

Sali Berisha: “Protesta jonë duhet të mbetet strikt paqësore. Vendosim të  qëndrojmë 5 orë, qëndrojmë 5 orë, vendosim të qëndrojmë 24 orë, qëndrojmë 24 orë, vendosim të qëndrojmë 3 ditë, s’qëndrojmë tre ditë, por jo dhuna është motivi.  Mos mendoni  ju se kjo nuk e impresionon Fatos Nanon. E rrënon Fatos Nanon kjo”.

Nikollë Lesi: “Për nesër unë propozojë që protesta të jetë e zgjatur deri në  dorëheqjen e parevokueshme të Fatos Nano si kryeministër i vendit. Largimin e Nanos që ne do kontribuojmë nesër dhe përditë pas ditës së nesërme, i shërben edhe Kosovës. Ne do të kontribuojmë për Kosovën duke qëndruar në shesh”.

Kryetari i Partisë Republikane vuri përsëri theksin te krijimi i një qeverie të përkohshme që të çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.

Fatmir Mediu: “Qeveri e përkohshme e cila nuk cenon aspak stabilitetin politik në vend, nuk cenon aspak zhvillimin e reformave, nuk cenon aspak proceset integruese të Shqipërisë, por përkundrazi shfaq në mënyrë  të qartë një vullnet të përbashkët të forcave politike në Shqipëri, për të ecur më përpara në fushën e reformave dhe në fushën e integrimit, por në radhë të parë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të barabarta”.

Sipas konluzioneve të tryezës, protestat nuk do  të kenë të  ndalur ditë-natë.

Nikollë Lesi: “Do të shoqërohet në të  gjitha  qytetet e Shqipërisë, me protesta në Shkodër dhe në Korçë me  të dy skajet e vendit, jo vetëm në këto dy qytete, por edhe në qytete të tjera, bllokime rrugësh, largime të nxënësve nga shkolla dhe mësuesve nga shkolla dhe mësuesve nga shkolla që do të thotë paralizim total i veprimtarisë së qeverisë së këtij vendi. Kjo ka një zgjidhje vetëm largimin e Nanos”.

Duke filluar nga  data 20 mars e tutje lëvizja ‘Nano ik’ do të ketë elementë të rinj në përbërje të saj./tvklan.al