Ekziston një vend i cili ndodhet vetëm 56 minuta nga Italia të cilin mund ta shijoni për vetëm 20 euro në ditë.
Shumë pak e dinë, por ky vend është Shqipëria thotë revista e njohur italaine “TTi Viaggi”. Ky vend me bukuri dhe autenticitet të jashtëzakonshëm po shfaqet si një nga destinacionet më ekonomike dhe magjepsëse për turistët që kërkojnë aventura me kosto të ulët, thuhet në artikull.
Mrekullia e parë që tërheq vizitorët në Shqipëri është riviera shqiptare ku turistët mund të vizitojnë Ksamilin dhe Dhërmiun, dy nga pikat më të njohura turistike në vend. Shqipëria nuk shquhet vetëm për bredetin, por edhe për qytetet historike.
Tirana, kryeqyteti i gjallë, është një shembull i përsosur sesi tradita dhe modernja mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Rreth dy orë larg Tiranës ndodhet Berati, një nga qytetet më të vjetra dhe më piktoreske në Shqipëri, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” për shkak të shtëpive të tij osmane me pamje nga lumi Osum. Për ata që duan natyrën Shqipëria ka shtigje të natyrës, me pamje spektakolare të maleve dhe liqeneve alpine. Edhe në këto zona, çmimet janë jashtëzakonisht të përballueshme nisur nga akomodimi e deri tek ushqimet.
Klan News