Një person është vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi policia ka zbuluar një laborator të prodhimit të kanabisit. Blutë e Tiranës kanë shtruar kontroll në dy garazhe që kishin dalje në tunele të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës, ku u gjetën 242 gramë kokainë dhe 1 kg lëndë narkotike në formë çokollate.
Në një tunel tjetër që futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e një garazhi u gjetën edhe pajisje që përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë elektrikë si dhe tuba alumini për aspirim.
Tv Klan