Kupa e Presidentit pati kampionë olimpikë dhe botërore

Kampionë olimpikë botërorë dhe europianë në sportin e taekwondo u përfshinë në garën për Kupën e Presidentit, një aktivitet ndërkombëtar që u mbajt për disa ditë në Durrës.

Kombëtarja shqiptare mori pjesë me 17 sportistë në kategori të ndryshme. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vendin tonë pasi u angazhuan ekipe kombëtare nga të gjitha shtetet europiane, por edhe përfaqësuese nga Azia dhe Afrika apo edhe nga kontinenti amerikan, për një total prej 2000 personash duke përfshirë atletë, trajnerë, gjyqtarë, delegatë, personel i specializuar teknik dhe media.

11 prej sportistëve janë kampionë olimpikë, 15 kampionë bote. Nuk munguan kampionë europianë aziatikë dhe afrikanë. Kupa e Presidentit është një turne i organizuar nga federata europiane e sportit të taekwondo. Fituesit grumbullojnë pikë olimpike për pjesëmarrjen në Paris 2024.

Tv Klan