Turqia numëron viktimat e tërmetit të djeshëm. Të paktën tre mijë të vdekur, mijëra të plagosur dhe mijëra të zhdukur. Shifra këto që sa vijnë dhe rriten. Ndërtesa të shkatërruara, linja elektrike dhe telefonike të bllokuara dhe njerëz që kanë kaluar natën duke fjetur nëpër rrugë.
Kjo do të ishte panorama e qyteteve turke të prekura nga tërmeti i djeshëm. Qeveria turke dje doli para popullit me Kryeministrin Ecevit ju bëri thirrje njerëzve për qetësi ndërkohë që nga policia turke vijnë akuzat për mosmarrjen e masave të shpejta pas katastrofës.
Mësohet që lideri i Partisë punëtore Ocalan është gjallë. Presidenti Turk Demirel ka vizituar sot vendet e prekura nga tërmeti ku ka gjetur veç trishtim dhe humbje.
Në Izmit një rafineri nafte ka marrë flakë ku për shuarjen e tyre janë angazhuar aeroplane të aeroportit të qytetit dhe ku llogariten rreth 3000 të vdekur. Skuadrat e shpëtimit nga Gjermania dhe Izraeli kanë mbërritur në Turqi dhe ndihmat nga Amerika dhe Europa nuk po mungojnë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori