Tyson Fury njoftoi tërheqjen nga boksi! Britaniku 36-vjeçar e bëri publik lajmin nëpërmjet një videoje. Ky vendim i papritur ka befasuar fansat e tij.

“Përshëndetje të gjithëve! Do ta them sa më shkurt e qartë! Dua të njoftoj tërheqjen time nga boksi! Ka qenë fantastike! E kam shijuar çdo minutë në ring! Ju bekoftë Zoti”!

Vendimi i boksierit britanik erdhi pasi ai u mposht nga Oleksandr Usyk me vendim unanim në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Dhjetor.

Fury humbi shansin për të marrë titujt e unifikuar që mbaheshin nga rivali i tij ukrainas. Usyk zotëron brezat ËBA, ËBC dhe ËBO.

Njoftimi i britanikut habiti fansat, por disa prej tyre kanë dyshime nëse është i vërtetë.

Ish-kampioni i peshave të rënda, në vitin 2002 kishte njoftuar tërheqjen, për t’u rikthyer në ring.

Gjatë karrierës së tij, Fury ka 34 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim në ring.

Klan News