Kris Jenner ka shpërthyer në lot teksa ka njoftuar vajzat e saj se do të duhet të heqë vezoret.
Vetëm pak kohë më parë, në një paraqitje të shkurtër të “The Kardashians” u zbulua se ajo ishte diagnostikuar me tumor. Në episod, biznesmenia u thotë Kendall, Kim dhe Khloé Kardashian se mjekët kanë gjetur një kist dhe një tumor.
“Dua t’ju them diçka sepse s’jua kam thënë ende, por shkova te mjeku dhe bëra një skaner. Kjo më prek shumë, por… ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël në vezoren time. Shkova te mjeku dhe më tha se duhet të heq vezoret. Jam shumë e prekur sepse më kanë shërbyer për ju. Gjithshatu se ç’ka diçka kur plakesh. Është një shenjë që ‘ke mbaruar me këtë aspekt të jetës’. Është një kapitull i tërë që thjesht mbyllet”.
Jenner është nëna e 6 fëmijëve, 4 prej të cilëve me bashkëshortin e ndjerë Robert Kardashian dhe 2 vajzat Kendall e Kylie nga martesa me Bruce Jenner që më vonë vendosi t’i nënshtrohej operacionit dhe të plotësonte shndërrimin në Caitlyn.
Kris shtoi se arritja e saj më e madhe në jetë është krijimi i familjes. “Njerëzit gjithnjë më pyesin cila është puna më e mirë që ka bërë dhe them mëmësia. Bekimi më i madh i jetës time ishte mundësia që të lindja 6 fëmijë të bukur”.
Vajzat e vunë veten në vendin e saj duke shprehur trishtim për gjendjen e së ëmës dhe mirëkuptim për ndjesitë që po përjeton./tvklan.al