Do të qëndrojnë në qeli 4 të arrestuarit pak ditë më parë në fshatin Voskop të Korçës ku u zbulua një magazinë me 195 kg kanabis. Masa arrest në burg iu komunikua nga gjykata organizatorit të dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij në këtë veprimtari.
Ndërkohë po hetohen në masën detyrim paraqitje edhe 3 gra të cilat u kapën teksa punonin brenda magazinës për përpunimin e drogës. Në lidhje me këtë rast në kërkim është edhe një person tjetër i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë aktivitet.
Sipas policisë, magazina ishte përshtatur për përpunimin e lëndës narkotike përmes ngrohjes me energji elektrike ndërsa aktiviteti vijonte prej disa muajsh. Sipas policisë droga do të shpërndahej në qytetet e juglindjes.
Klan News