Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit arrestin me burg.

Gazetarja Glidona Daci raporton se avokati i Veliajt, Ermir Beta, ka dorëzuar sot në gjykatë ankimimin.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë la në fuqi masën e sigurisë më 12 Shkurt për Erion Veliajn.

Gjyqtari Erjon Bani, në atë seancë ndryshoi vetëm masën e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Për këtë çështje në arrest në burg vijon të qëndrojë edhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa 5 biznesmenë të tjerë kanë masën “detyrim për t’u paraqitur”.

Në lidhje me arrestimin e tij, Veliaj ka reaguar duke e cilësuar procesin të orkestruar. Në një deklaratë të publikuar nga burgu, Veliaj pretendon se hetimet ndaj tij janë të mbështetura mbi fakte të fabrikuara dhe se arrestimi i tij është një pengmarrje pa gjyq./tvklan.al