Bruno Telushi është lojtari më i ri i Flamurtarit. Pas largimit nga Elbasani, mesfushori do të vazhdojë karrierën në Vlorë.

Futbollisti 34-vjeçar është rikthyer të luajë në Kategorinë e Parë, por këtë herë me skuadrën e vendlindjes.

Pas aventurave me Partizanin, Kukësin, Slaven Belupo, Neftchi Baku dhe së fundmi Elbasani, Telushi rikthehet te Flamurtari, pas më shumë se shtatë vitesh.

Përforcim i rëndësishëm për kuqezinjtë, që këtë sezon synojnë të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar. /tvklan.al