Bruno Telushi nuk është më lojtar i Elbasanit. Klubi verdheblu ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin.

Palët kanë ndërprerë kontratën dhe Telushi del lojtar i lirë, duke kërkuar për një skuadër të re.

“Faleminderit “Kali”! AF Elbasani njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Bruno Telushi. Marrëveshja është zgjidhur nga të dyja palët kështu duke mbyllur një kapitull të suksesshëm midis ekipit verdheblu dhe Telushit. Familja verdheblu e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.

Telushi ishte pjesë e Elbasanit për një vit e gjysmë, ndërsa ishte pikë kyçe e skuadrës në Kategorinë e Parë, ku siguruan edhe rikthimin në elitë.

34-vjeçari u aktivizua në shtatë ndeshje këtë sezon, shumë pak në krahasim me një vit me parë. /tvklan.al