“Është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë”, kështu është shprehur motra e Egli Progës, 42-vjeçarit që u vra në Pogradec në muajin Gusht.
E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Jonida Proga thotë se ka bindjen që pas vrasjes së vëllait të saj fshihet jo 1, por disa autorë, për të cilët shprehet se e kanë thirrur brenda lokalit Eglin, duke thënë se ky i fundit nuk ka hyrë rastësisht në lokal.
Blendi Fevziu: Cili është versioni që i keni krijuar ngjarjes në bazë të dëshmive që keni marrë nga njerëzit e njohur, jo nga versioni që ka policia?
Jonida Proga: Egli është dhunuar dhe masakruar brenda lokalit nga disa veta, nga Leonidha, Arjan Manellari, kemi edhe shtupaxhiun, Voltan Shollakun që ka qëndruar duke pastruar. Prandaj që në fillim jam përmbajtur.
Blendi Fevziu: Ju pretendoni se vëllanë tuaj e kanë thirrur dhe se ai nuk ka hyrë rastësisht në kafe?
Jonida Proga: E kanë thirrur, nuk ka hyrë rastësisht. Njerëzit i dinë të gjitha, por kanë qenë të pakët ata që kanë guxuar të thonë. Të gjithë kanë frikë nga një terror që është krijuar nga ideja e njerëzve të fortë në Pogradec, kur panë të përfshirë dhe policinë, çfarë do të mbajë të sigurtë se u krijua opinioni publik që policia ishte aty.
Blendi Fevziu: Ideja është që vëllai është thirrur në kafe nga personat?
Jonida Proga: Personi i fruta-perimeve që po them unë që kam dalë duke takuar njerëz, duke i pyetur që më kanë thënë që është kthyer tek lokali. Po jam e sigurtë që e kanë thirrur. Është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë. E ka nxjerrë jashtë njëri nga këta që të japë shpirt. Goditjet fatale janë dhënë brenda. Më vijnë mesazhe pafund që thonë se dëgjuam brenda të goditura, të ulëritura dhe të shara. Nuk mund të ja thonë një policie që është bërë palë.
/tvklan.al