Viza i kushtoi shtrenjtë këtij të riu. Ardian Syla pësoi lëndime trupore dhe dëmtime materiale në përpjekje për të siguruar një copë letër që i garanton daljen nga Kosova.
Ai shkoi për vizë në pjesën veriore të Mitrovicës në barin e njohur si Dolce Vita dhe ishte bërë gati që për këtë t’i paguajë 2 mijë euro. Fillimisht i është kërkuar t’i japë 700 euro.
Ardian Syla: “Ka pas me na çuar për jashtë dhe me i dhënë lekët, tha ju bëj vizat, i rregulloj qysh i bëj është puna ime, më jepni lekët. I dhashë lekët dhe na ka marr na ka çuar në Mitrovicë aty te ura shkive, tha hyni qetu në … tre shqiptarëve, ata dy kryesorët. Ai në makinë të veten ne mbetëm me 3 shqiptar, edhe po i pyesja mos se këtu janë shkijet do na sulmojnë, këtu nuk ka vend për ne. Jo tha mos na ndjen tha një djalë shqiptar, mos ta ndjen. Sa dola jashtë me kanë sulmuar e më kanë rënë, e kështu.”
Ai thotë që kur është rrahur ka kërkuar ndihmën e policëve që sipas tij nuk ishin larg.
Ardian Syla: “Kanë qenë dy serb polic edhe ua kam bërë me dorë, ma kanë bërë hajde këtej afër nuk kanë dalë nga makina hiç, nuk e kanë marrë parasysh atë punë.”
Ardiani është sjellë me autoambulancë në qendrën klinike universitare të Kosovës në Prishtinë.
Vendi afër Dolce Vitas ishte i kobshëm edhe për dy shqiptarë të tjerë. Ata u sulmuan në rrugën “Mbreti Petër” teksa po ktheheshin nga veriu në jug.
Njëri nga ata është sjellë në QKUK bashkë me Ardianin, gjendja e tyre shëndetësore tani nuk është në rrezik për jetën.
Mjeku: “Kanë lëndime më tepër në zonën e kokës, qafës edhe …. . Janë kryer ekzaminimet e nevojshme.”
Ende nuk ka të arrestuar për këto sulme. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës pohoi se këta tre persona dyshohet se janë sulmuar nga persona të nacionalitetit serb./tvklan.al