Sërish dhunë në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, ku rreth 100 serbë të mbledhur në afërsi të vendeve ku shqiptarët kanë rifilluar rindërtimin e shtëpive kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të tyre.

Për  stabilizimin e situatës është dashur ndërhyrja e forcave speciale të EULEX, të cilët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Sipas të dhënave nga gazetarët tanë në Kosovë, në vendngjarje janë dëgjuar edhe shpërthime.

Një situatë e tillë kaos zgjati rreth 20 minuta, 7 persona u plagosën. I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit Fatmir Sejdiu.

Fatmir Sejdiu: “Mendoj se Beogradi duhet të ketë një rol tjetër jo nga ky që ka deri tash. E ardhmja jonë e përbashkët e të gjithë vendeve të rajonit është BE-ja dhe NATO dhe në komunikimet ndërshtetërore në mënyrë të mirë. Jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.”

Sipas policisë, situata në zonë tashmë është stabilizuar./tvklan.al