Kryeministri Hashim Thaçi edhe sot e ka potencuar fuqishëm domosdoshmërinë që EULEX-i të shtrihet në gjithë territorin e vendit. Derisa është shprehur i bindur se askush nuk mund ta pengojë punën e këtij misioni.
Pas një takimi që zhvilloi me …. ministre për qëndrimin dhe bashkëpunim në qeverinë e Suedisë, kryeministri kosovar deklaroi se është momenti që të gjithë ti japin mbështetje misionit Europian për rend dhe ligj.
Hashim Thaçi: “Është momenti që definitivisht të gjithë duhet të japë mbështetje të plotë shtrirjes së ELUEX-it. Ky është mision shumë qëllim mirë.”
EULEX-i zyrtarisht nis punën e tij javën e ardhshme. Lidershipi i Prishtinës beson që ky mision do të jetë një ndihmë e madhe për vendosje rendit dhe ligjit. Sidomos në veriun e kontrolluar nga strukturat paralele që financohen nga qeveria e Beogradit.
Megjithëkëtë mbrëmë në veriun e Mitrovicës u dogjën disa vetura të banorëve të atjeshëm shqiptar. Ky incident interpretohet si një akt kundër vendosjes së EULEX-it.
Hashim Thaçi: “Ne kemi informacione për atë shpërthim, gjithçka është ende në proces të zbardhjes së rastit. Nuk dëshirojmë të predikojmë, por nuk do të ketë pengesë dhe nuk do mund të ndalojë zgjerimin e EULEX-it në gjithë territorin e republikës së Kosovës. Dhe në kuadër të kësaj edhe në veri të Mitrovicës. Ligji do të funksionojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe në veri dhe EULEX do të jetë edhe atje që ditën e parë.”/tvklan.al
Gazetar: Leonard Kërquki