Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja janë bërë pjesë e kësaj romance live.
Me ardhjen e Generdës, Vlentinës dhe Redonës në këtë ‘reality dating show’ pritet të rritet edhe konkurrenca mes vajzave.
Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Redona ka folur pak më shumë për veten dhe të ardhmen.
Veç të tjerash ajo ka theksuar se kishte shumë emocione dhe u ngatërrua pak me fjalët duke qenë se ka vështirësi me gjuhën shqipe.
Si tu duk nata e pestë e spektaklit duke qenë se ishte edhe nata jote e parë?
Ishte një natë plot me emocione, pashë Saimirin, ajo do mbetet kujtim.
Çfarë do të doje të veçoje nga ajo natë?
Saimiri më pëlqeu dhe pjesa e trëndafilit.
Çfarë të pëlqeu më shumë tek Saimiri?
Pamja, buzëqeshja. Kam nevojë për më shumë kohë për ta njohur më mirë.
Çfarë nuk të pëlqeu nga spektakli?
Ishte nata e parë. Unë pata emocionet e mia dhe për mua ishte çdo gjë në rregull. Pastaj debatet dhe gjërat e tjera i kanë vajzat.
A doli çdo gjë sipas parashikimeve tua?
U ngatërrova shumë me fjalët.
Po Saimiri si t’u duk kur e takove?
Si paraqitje mirë, pastaj më bëri që të jem edhe unë vetëvetja sepse mi mori duart, isha shumë e ftohtë.
Çfarë ndjeve në ato momente?
Shumë emocione, s’mund të them që u dashurova sepse s’mund të dashurohesh me pamje. Duhet ta njohësh mirë që të dashurohesh.
Çfarë do të mbetet gjatë në kujtesën tënde nga nata e parë për ty?
Çdo gjë, nga grimi deri në fund.
Ke marrë komente pas spektaklit?
Kam marrë komente shumë pozitive dhe falenderoj shumë njerëzit që më japin kurajo.
Po familja çfarë të tha pas spektaklit?
Familja më ka mbështetur nga fillimi.
Po vajzat e spektaklit si të janë dukur?
Vajzat më duken shumë të mira të gjitha.
Na trego pak me çfarë merresh në përditshmërinë tënde dhe si e kalon kohën e lirë?
Ditën time e kaloj në punë. Më pëlqen të bëjë shoping. Kam bërë shumë sport, kam bërë futboll dy vite, kam bërë edhe volejboll.
A vjen shpesh në Shqipëri?
Unë kam ardhur këtë vit tre herë në Shqipëri, që ka qenë edhe pandemia. Kisha tre vite që nuk vija por i rekuperova këtë vit. Në Shqipëri është jeta ndryshe. Unë jetën time e kam në Itali dhe çdo herë që kthehem, kthehem me gëzim. Më pëlqen vendi, qejfi, sepse atje në Itali jemi të përqëndruar tek puna, tek studimet.
Partnerin e ke kusht që duhet të jetë Shqiptar?
Jo, nuk e kam vendosur që duhet të jetë patjetër shqiptar. Unë thoja që s’do marr shqiptar por ja ku jemi.
Çfarë duhet të ketë patjetër partneri që do të jetë në krahun tënd?
Duhet të jetë i pjekur, të ketë komunikim. Të jetë i dashuruar, të më dojë për atë që jam dhe jo për interes.
Ku e sheh veten pas 10 vitesh Redona?
Me familje, me tre fëmijë. Me punën që dua, me karrierë.
Pse ke marrë pjesë në program?
Kam sfiduar veten, sepse është një sfidë e madhe. Më ka shtyrë edhe Saimiri sepse unë për atë kam ardhur këtu. S’kam qëllime të tjera. Në paraqitje ai më duket shumë mirë. Por unë kam nevojë që ta njoh.
Çfarë pret ti të ndodhë në këtë program?
Se di, shpresoj të dal me Saimirin, por nuk e di sepse jemi shumë goca, jemi të gjitha të mira. Secila ka bukurinë dhe karakterin e vet./tvklan.al