Policia italiane arrestoi 7 shqiptarë, pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar prostitucioni. Arrestimet u bënë gjatë një operacioni të zhvilluar në Firence gjatë orëve të fundit.
Ata shfrytëzonin si prostituta bashkëkombase të tyre, të cilat i mashtronin se do t’u gjenin partnerë për t’u fejuar dhe pasi i tërhiqnin në Itali, i detyronin të prostituonin.
Vajzat shqiptare shfrytëzoheshin si prostituta rrugëve të Firences. Në disa raste, në këmbim të një pagese shtesë nga klientët, u siguronin apartamente të veçanta për të kryer shërbimin.
60 efektivë u angazhuan në operacionin për shkatërrimin e bandës kriminale. Identitetet e të arrestuarve nuk janë bërë të ditura./Abc News