Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 25 persona për bllokim të rrugë kryesore të kryeqytetit në protestat studentore të së martës.
Mes personave që do të hetohen në gjendje të lirë janë studentë organizatorë, aktivistë të lëvizjes për universitetin dhe anëtarë të forumeve partiake që kanë marrë pjesë në bllokimin e rrugëve gjatë protestës.
Të proceduar janë edhe artisti i njohur, Robert Aliaj dhe pedagogu Edmond Tupe. Televizioni Klan i ka marrë një prononcim zotit Tupe pas procedimit nga policia.
“Po ia tund themelet qeverisë dhe kryeqeveritarit, po ia tund themelet. Do të më fusë në burg? Po do të më bëjë hero. Ai do me zor të më bëjë hero mua. Unë s’dua të bëhem hero. Ai do të më bëjë hero. “Kryemjeshtri” i kësaj gjendje. Edhe prapa hekurave të burgut, prapë do t’i mbështes.”
Tv Klan