31-vjeçarja Melisa Trëndafili, e cila u sulmua të shtunën nga ish bashkëshorti I saj me brezninë ndodhet në gjendje të stabilizuar në QSUT dhe vijon të jetë nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ajo ka pësuar djegie në pjesë të gjymtyrëve dhe fytyrës.
Ndërkohë prej pasdites së të shtunës, Policia e Korçës është në kërkim të autorit të kësaj ngjarje të rëndë, Bledar Trëndafili, i cili mendohet se nuk është larguar nga ky qytet.
45-vjeçari e priti Melisën, me të cilën ishte në proces divorci pranë banesës ku ajo jetonte me nënën e saj dhe fëmijët 3 dhe 5 vjeç.
Sapo e ka parë është afruar dhe e ka lagur me benzinë duke i vënë flakën. Dëshmitë e mbledhura tregojnë se ngjarja është pasojë e xhelozisë së 45-vjeçarit.
Ngjarja e rende u dënua ashpër edhe dy anëtarët e qeverisë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se do të angazhohej në forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër dhunës në familje.
Ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja që kërkoi ndëshkimin shembullor nga gjyqësori shqiptar për të dhënë mesazhin që dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë.
Tv Klan