Ukrainasit shpresojnë akoma për shkëmbime të të burgosurve me Rusinë, sidomos në ditët e mbetura të vitit 2024. Kështu tha Petro Yasenko nga Shtabi i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, i cili deklaroi se negociatat me Moskën po komplikohen, lidhur me shkëmbimin e njerëzve të marrë peng nga forcat ruse.

Ai shtoi më tutje duke thënë se në muajt e fundit, rusët filluan të bëjnë përparime të rëndësishme në vijën e frontit, duke vështirësuar gjetjen e një mundësie për të kryer ardhjen e ukrainasve në tokën e tyre. Vetëm në vitin 2024, pati 10 shkëmbime të realizuara, numri më i ulët që nga fillimi i pushtimit të Rusisë. Ukraina nuk i ka publikuar numrat e të burgosurve të luftës që mbahen nga Rusia, por totali i tyre mendohet të jetë mbi 8,000.

Në anën tjetër, vlen të thuhet se Rusia ka bërë fitime të konsiderueshme në fushën e betejës, duke rritur kështu dhe frikën se numri i ukrainasve të kapur është në rritje. Një çift ukrainasish, të quajtur Lena dhe Andruiy, u kapën rob të dy në vitin 2022. Gruaja u lirua vetëm pas dy javësh robëri.

“Kur mora vesh se isha shtatzënë vetëm qava, në radhë të parë nga lumturia, por më pas nga trishtimi sepse nuk mund t’ia tregoja burrit tim”, tha Lena.

Burgosja e Andriy zgjati më shumë seç pritej, gati dy vite e gjysmë, ku mungoi edhe dhuna.  

“Ata na rrahën pa mëshirë, me grushte, shkopinj, çekiç, çdo gjë që mund të gjenin. Na zhveshën lakuriq në të ftohtë dhe na detyruan të zvarritemi në asfalt. Na u çanë këmbët dhe mbetëm të tmerruar dhe të ngrirë”, tha Andriy./tvklan.al