Legjenda e Kalasë Rozafa, tashmë përsëritet për të dytën herë në Shkodër. Një gjë e tillë është përsëritur pikërisht në një nga investimet më madhore të qytetit të Shkodrës, në unazën e tij. Punimet në shtrimin e trotuareve dhe ndriçimit të cilat janë dora e fundit e këtij investimi, janë dëmtuar nga banorët e Shkodrës.
Xhelal Bajraktari: “Bëj me dije të gjithë komunitetin dhe i kërkoj mirëkuptim për me na përkrah sepse po bëhen dëmtime nga më të ndryshme. Vjedhja e pllakave siç e patë vetë midis rrugës së shtruar, mbeturina nga më të ndryshmet çdo ditë me sasi të konsiderueshme. I bëj me dije edhe një herë komunitetit që ta shtojë mirëkuptimit edhe t’i japim mbarim sepse tani janë ditët e fundit dhe përfundon ky ndërtim, ky investim.”
Apeli mbetet i hapur për banoret, të cilët, pavarësisht dëmit ekonomik, po i shkaktojnë një dëm më të madh Shkodrës duke i mbajtur peng në përfundimin e plotë të këtij investimi./tvklan.al