Rruga e Arbrit e cilësuar si e dyta për vlerat e përfitimit ekonomik pas rrugës Durrës-Kukës prej kohesh ka filluar punimet e saj dhe tashme ka përfunduar pjesën për lotin e parë.

Me një gjatësi prej 86 kilometrash Rruga e Arbrit parashikohet të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 kilometra në orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore edhe se ndërpret vargmale me lartësi mbi 1500-2000 metra.

Sulë Cani: “Punimet deri tani si fazë fillestare kanë shkuar shumë mirë, është kapur komplet traseja e lotit të parë si gjurmë dhe po ecet me ritme të larta pune.”

Pas përfundimit të lotit të parë Bulqizë-Ura e Çerenecit me gjatësi 16 km janë kontraktuar dy lote të tjera nga Bulqiza deri tek Ura e Vashës në Klos.

Këto dy lote kanë një gjatësi prej 7.8 km dhe vlera për ndërtimin e saj është 13 milionë euro.

Punimet kanë filluar më 1 Gusht dhe afati i përfundimit është 22 muaj nga data e fillimit të tyre./tvklan.al