Rruga e Arbrit e cilësuar si e dyta për vlerat e përfitimit ekonomik pas Durrës-Kukës prej kohesh ka filluar punimet e saj dhe tashme ka përfunduar pjesën për lotin e pare, me një gjatësi prej 86 kilometrash.
Rruga e Arbrit parashikohet të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 kilometra në orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore edhe pse ndërpret vargmale me lartësi mbi 1500-2000 metra.
Sulë Cani: “Punimet deri tani si fazë fillestare kanë shkuar shumë mirë. Është kap komplet traseja e lotit parë si gjurmë dhe po ecet me ritme të larta pune”.
Pas përfundimit të lotit të parë Bulqizë-Ura e Çerenecit me gjatësi 16 km janë kontraktuar dy lote të tjera nga Bulqiza deri tek Ura e Vashës në Klos.
Këto dy lote kanë një gjatësi prej 7.8 km dhe vlera për ndërtimin e saj është 13 milionë euro.
Punimet kanë filluar më 1 Gusht dhe afati i përfundimit është 22 muaj nga data e fillimit të tyre./tvklan.al
Gazetari: Neki Feta