Union Bank dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë festuar 1 vjetorin e bashkëpunimit mes tyre në vendin tonë.
Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë drejtori i BERZH-it për grupin e biznesit në rajon dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave.
BERZH u bë aksioner i Union Bank në vitin 2008 duke blerë një paketë aksionesh prej 12.5 %.
Edmond Leka: “Me të vërtetë e vlerësoj rolin që keni pasur si aksioner duke qenë kontribuues në drejtimin e bankës dhe rritjen e kapitalit, pa harrur dhe trajnimin e drejtuesve dhe punonjësve. Ju falënderoj dhe presim që të bëjmë më shumë se kaq.”
Ky festim u zhvillua në ambientet e degës më të re të Union Bank, e 31-ta në rang kombëtar, e cila gjendet pranë Gardës së Republikës në Tiranë./tvklan.al