Partia Demokratike deklaron se brënda javës do të zgjedhë kandidatët që do të konkurojnë në zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Tiranës. Pas refuzimit të Bamir Topit dhe Eduard Selamit për tu përfshirë në këtë garë, burime brënda Partisë Demokratike bëjnë të ditur se edhe biznesmeni Edmond Leka i zgjedhur nga rradhët e shoqërisë civile si kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike, nuk ka pranuar ende propozimin e bër publik nga Berisha. Ka gjasa që Leka të refuzojë të futet në garë me kryebashkiakun aktual Rama në zgjedhejt e vjeshtës.

Kandidatura e ish nënkryetarit të Partisë Demokratike, Genc Pollo, tashmë kryetarë i Partisë Demokrate, nuk është konsideruar nga Berisha si një kandidaturë që ka mbështetjen e Partisë Demokratike.

Në lidhje me vetkandidimin e Dashamir Shehit, kryetarit të Partisë Demokratike të Rinovuar, Berisha ka refuzuar të shprehet.

Sali Berisha: “Ç’do kryetar partie ka të drejtë të kandidojë, po them edhe njëherë përzgjedhja nuk është bërë, siç e shihni ne po ecim me një proces transparent, të plotë dhe po kaq transparente dhe e hapur do të jetë edhe përzgjedhja dhe do tju a njoftojmë shumë shpejt./tvklan.al