Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Nënshkrimi i një marrëveshje e cila do të synojë bashkëpunimin në fushën e kulturës së vjetër origjinale, ishte akti final që i çoi përkatësisht përfaqësuesit e Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë, Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivës së Shtetit të bashkëpunojnë dhe të kombinojnë burimet njerëzore, materiale dhe financiare. Pas këtij takimi ata u prononcuan.
Gramoz Pashko:- “Çdo njëri ofron kapacitetet e tija në fushën e kulturës së vjetër shqiptare, në fushën e origjinave, rrënjëve të kësaj kulture”.
Aurel Plasari:- “E vlerësoj një takim dhe një tryezë me shumë rëndësi, për vetë nismën që ndërmerret”.
Shaban Sinani:- “Është iniciativa e parë e një universiteti në Shqipëri, për t’u marrë me traditën e shkrimeve të krishtera, traditën e shkrimeve bizantine”.
Një nga aspektet e tjera të kësaj marrëveshje është edhe studimi i traditave të shkrimeve bizantine./tvklan.al