Shembja e urës në Kongo shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale
Një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale që tregon një urë që shembet në Kongo gjatë ceremonisë së inaugurimit është bërë virale.
Zyrtarët e Republikës së Kongos u mblodhën për të hapur zyrtarisht urën e këmbësorëve, e cila u ndërtua për të ndihmuar banorët të kalonin një lumë, sepse ura e mëparshme e improvizuar shpesh shembej gjatë përmbytjeve.
Por pikërisht pas prerjes së shiritit ura shembet duke shkaktuar një valë protestash dhe reagimesh nga njerëzit në mediat sociale.
Politikanët afrikanë kanë një reputacion për organizimin e disa prej ceremonive më të çuditshme të hapjes, të cilat shpesh e turpërojnë vendin më shumë se çdo gjë tjetër, veçanërisht kur videot bëhen virale në mediat sociale.
Klan News