Nisma për t’i ndryshuar emrin Urës Vajgurore, në Dimal, sipas emrit të lashtë të qytetit, u zyrtarizua.
I pranishëm në ceremoninë e mbajtur, deputeti Fadil Nasufi premtoi dërgimin e këtij vendimi edhe në Parlament.
Vendimi i këshillit bashkiak nuk ka si qëllim ndryshim kufijsh, por nisma synon që të zhvillojë zonën përmes turizmit historik dhe përmes sitit të Dimalit, një nga qytetërimet më të vjetra të ilirisë.
Eshtë hera e parë që pas vitit 1992, kur u krijuan 36 rrethet e para në Shqipërinë paskomuniste, që merret një vendim i tillë nga një bashki në vend.
Emrin Ura Vajgurore, qyteti e mori mes viteve 1946-1947, kur në këtë lokalitet u vendosën çisternat e mëdha të vajgurit të cilat përpunoheshin në Kuçovë.
Tv Klan