Në fshatin Pashalli të Beratit u inaugurua një kopsht i ri, në të cilin do të mësojnë mbi 30 fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç. Për ministrin Blendi Klosi, investimi në kopshte është prioritet.
“Ne kemi bërë disa vepra, nuk është vetëm kjo, por kjo sot i shkon drejtpërdrejt fëmijëve të kësaj zone, si një nga prioritetet që ka pasur bashkia për problematikat sociale. Dhe më vjen mirë që arritëm të realizonim një kopsht me të gjitha kushtet”.
Kopshti që u financua nga Gazsjellësi TAP do të shërbejë edhe si qendër sociale për disa lagje të bashkisë së Urës Vajgurore. Ky kopsht i bashkëngjitet 8 të tjerëve në këtë bashki, pa përjashtuar edhe ndërhyrjet në shkolla.
Tv Klan