Nuk kanë qenë të pakta rastet kur autoambulancave u është dashur të transportojnë të sëmurë duke mos patur të gjitha mjetet e nevojshme. Ministrja e Shëndetësisë thotë se nuk do të ketë më mangësi në tilla shërbimin e urgjencës teksa prezantoi plotësimin me pajisje të 100 autoambulancave.
Ogerta Manastirliu:
Prezantojmë sot një risi sa i takon shërbimit të urgjencës paraspitalore. 100 autoambulanca në territor janë pajisur me sete mjekësore moderne, me të gjitha mjetet e reja jetëshpëtuese, duke filluar nga setet për traumën, setet e intubimit, sete medikametesh, sete mjekimi, aparaturat për matjen e parametrave jetësor, duke garantuar një standard të ri shërbimi për qytetarë.
Manastirliu gjithashtu beri me dije se flota e autoambulancave do te pasurohet me 32 mjete te reja. Përgjatë një viti Urgjenca Kombëtare ka kryer 187 mijë shërbime.
Tv Klan