Shënon në fitoren ndaj një rivali direkt
Ferencvaros hodhi një hap të rëndësishëm drejt konfirmimit kampion i Hungarisë me fitoren 2 – 0 Fehervar e vlefshme për javën e 20.
Myrto Uzuni ishte lideri ekipit në suksesin ndaj një rivali direkt për titullin, madje mediat vendase e quajnë çështjen e mbyllur. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 11’. Goli i pestë radhazi për Uzunin dhe i shtati në këtë kampionat.
Myrto Uzuni u ambientua menjëherë me skuadrën e njohur nga Budapesti, duke u kthyer një titullar i padiskutueshëm. Ferencvaros është 16 pikë i shkëputur nga ndjekësit më të afërt Puskas Akademia dhe Fehervar.
Tv Klan