Ferencvaros shkëlqen ndaj Juventus prej sulmuesit shqiptar
Myrto Uzuni arriti atë që synonte, të realizonte gol përballë atij që e frymëzon në futboll, Cristiano Ronaldo. Sulmuesi shqiptar i Ferencvaros bëri që skuadra hungareze të ëndërronte një barazim në Torino, që në fund u shua me golin e Morata, ndërsa më parë kishte shënuar Ronaldo.
Gjithsesi një mbrëmje magjike për Uzunin edhe pse u mund 2-1 në Torino ndërsa në fund mori edhe fanellën e yllit të Juventus.
Mediat italiane e vlerësuan paraqitjen e tij pasi përveç golit e shqetësoi edhe më pas mbrojtjen kundërshtare, por pa harruar të përmendin edhe festimin alla Rolando.
“Jemi të gjithë jashtëzakonisht të zhgënjyer. Ne dhamë maksimumin, por ky është futbolli”, tha Myrto Uzuni pas ndeshjes për faqen zyrtare të UEFA-s. Synimi që në fillim i Ferencvaros ishte vendi i tretë që do të rivalizojë me Dynamo Kiev.
Uzuni do të përpiqet ta ndihmojë për këtë objektiv, pasi këtë sezon në kupat e Evropës ka shënuar 3 gola përfshi fazën kualifikuese.
Tv Klan