Një supergol ishte ai i shënuar nga Myrto Uzuni një natë më parë ndaj Real Zaragoza. Ishte minuta e 84 e ndeshjes së vlefshme për Javën e 13 të Kategorisë së Dytë të kampionatit spanjoll. Numri 10 i Granadas, mori një korsim, administroi mirë topin dhe me një goditje me shumë teknikë çoi topin në rrjetë.
Ishte shumë vonë për ekipin e tij që të kthente rezultatin, por goli i shënuar e afron Uzunin me një rekord në klubin e Granadas. Që prej katës sezonesh në këtë ekip, Uzuni është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm, si dhe në një sulmues mjaft efektiv. Në 99 ndeshje, ai ka realizuar 41 gola.
Sulmuesit shqiptar i duhen edhe 3 të tillë për të barazuar rekordin e Youssef Al Arabi, i cili në 134 ndeshje me Granadan ka realizuar 44 gola. Pritet që 29-vjeari nga Berati ta arrijë dhe ta thellojë këtë rekord madje me shpresën për ta rikthyer klubin sërish në La Liga.
Tv Klan