Joli Agolli Pararisto e cila është një balerinë në profesion që e ushtron në Amerikë, ka qenë e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan. Ajo njihet nga publiku shqiptar si “Joli, shoqja e kursit” nga filmi “Edhe kështu edhe ashtu”.

Joli ishte një ndër vajzat e para në Tiranë që ngiste një motor, ku në atë kohë ishte tabu. Ajo tregoi se pësoi një aksident me motor në rininë e saj dhe nga ai moment hoqi dorë sepse ishte një balerinë dhe duhet t’i kushtonte më shumë rëndësi profesionit sesa pasionit për motora.

“Motori mund të jetë shumë i bukur për rininë e sotme por është edhe i rrezikshëm dhe unë e kam provuar në lëkurën time. Gjatë rinisë sime po bënim disa gara edhe qëlloi që motorit tim iu fut një gozhdë. Më hodhi jashtëzakonisht shumë lart pastaj poshtë. Fati im ishte që unë kisha skafandrën, prandaj është aq shumë  e rëndësishme ta vesh sepse skafandra ka disa shtresa dhe mua më ikën të gjithë shtresat dhe mbeti vetëm e fundit dhe prej asaj shtrese mua më shpëtoi fytyra. Që atëhere thashë ose do kem probleme fizike ose do kem atë zanat që kam aq përzemër që është baleti kështu që e rregullova pak balancën dhe zgjodha profesionin”, është shprehur Joli./tvklan.al