Një vajzë 16-vjeçare së bashku me gjyshen e saj, Vangjeli Kondakçiu rrëfyen në programin “Historia ime”, në TV Klan historinë e tyre të vështirë.
Në vitin 2015, babai i saj u nda nga jeta dhe pas një viti nëna e saj u zhvendos në shtëpinë e prindërve të vet. Vajza jeton me gjyshen, nuk dëshiron të jetë në kujdestarinë e të ëmës, pasi nuk ka një marrëdhënie të mirë me të.
Ajo dëshiron që kujdestaria e saj t’i kalojë dajos së babait. Ai person është kujdesur shumë për babain e saj, mamanë, por edhe për të. Ai dhe familja e tij i kanë qëndruar shumë afër dhe ajo ndihet e sigurt me ta.
Mirela Milori: Vajza është në kujdestarinë e të ëmës pas asaj që ndodhi?
Vangjeli Kondakçiu: Po!
Mirela Milori: Ti me kë do të rrish?
Vajza: Me dajon e babit!
Mirela Milori: Me vëllain e gjyshes?
Vajza: Po ngaqë ndihem e sigurt me të.
Mirela Milori: Dajo çfarë moshe është dhe pse?
Vangjeli Kondakçiu: Dajo është moshë me babain e vajzës. Ai e ka ndihmuar babin gjatë sëmundjes, ai e ka ndihmuar dhe mamanë e vajzës. Edhe krushka më tha: Më fal se më vjen shumë turp nga vëllezërit e tu. Ata kanë bërë shumë dhe për vajzën dhe për nusen dhe për djalin.
Mirela Milori: Është i martuar, ka familje?
Vangjeli Kondakçiu: Po ka dhe dy fëmijë të rritur. Vajzën e ka të martuar, djalin e ka në Itali, nusja është mësuese dhe ai ka një fermë.
Mirela Milori: Marrëdhënia jote më të është shumë e ngushtë dhe ti do doje të jetoje me të?
Vangjeli Kondakçiu: Jo, kjo do të jetojë në shtëpinë e vet, por në kujdestarinë ligjore të tij.
Mirela Milori: Të erdhi vetë ky mendim, apo ta tha gjyshja, ta thanë të tjerët?
Vajza: Jo më ka ardhur vetë në mendje, duke qenë se daja më ka ndenjur afër shumë herë dhe thashë pse mos isha në kujdestarinë e dajës, ta kisha më afër.
Mirela Milori: Ke pasiguri të jesh në kujdestarinë e mamit. Ke frikë? Çfarë ke, se ti nuk po jeton me të, më shumë jeton me gjyshen?
Vajza: Po! Kam dëgjuar edhe nga njerëzit që nuk janë fjalë të hijshme për t’u thënë, edhe më kanë thënë që duhet të rrish me gjyshen, jo me mamin sepse gjyshja të bën atë që nuk ta bën njeri tjetër./tvklan.al