Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate të forta, surpriza dhe emocione teksa dy konkurrente, Jonida dhe Stelina, u eliminuan.

Ajo që bie në sy është fakti që të gjitha vajzat e kishin “nuhatur” largimin e Stelinës, teksa e kanë shprehur këtë gjë në programin “Daily Love Story”, para nisjes së spektaklit.

Ndër vajzat që kanë theksuar largimin e saj kanë qenë, Suela, Enxhëll, Drita, Flavia dhe Klea, e cila gjithashtu dha një mendim për faktin që ajo nuk mori trëndafil.

“Mendoj se Stelina, nuk e di pse. Stelina, nuk bën fare. Stelina, dëgjova se e kishte dhe vet pak me qejf, po thoshte që do të iki.

Për Stelinën unë e prisja sepse edhe kur e kam njohur në backstage ajo nuk ka bërë muhabet tjetër me mua përveç operacionit të hundës. Madje edhe kur i kishte vdekur mjeku kishte thënë që e kanë zënë mallkimet e mia”, kanë qenë disa nga komentet e vajzave.

Nga ana tjetër, vajzat nuk e kishin pritur një largim të Jonidës, edhe për shkak të natyrës së saj besimplotë.\tvklan.al