Redona, Generda dhe Meri, kanë kaluar një mbrëmje të këndshme bashkë, teksa kanë ndjekur ndeshjen Inter-Milan, të datës 26 janar.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë treguar për eksperiencat e tyre në futboll.
Më tej ato kanë zbuluar edhe skuadrën për të cilën Saimiri bën tifo.
E dini ju se për cilën skuadër bën tifo Saimiri?
Redona: Real Madrid!
Generda: Unë kam qenë gjithmonë tifoze e Real Madrid sepse ka qenë Ronaldo. Kur e hiqte Ronaldo bluzen që e shtrydhte…Unë them që ka për t’u kthyer prapë!
Ju vajza keni luajtur ndonjëherë futboll?
Redona: Po kam luajtur dy vjet futboll, dhe nuk isha aq mjeshtër. Edhe kur luaja nuk bëja gol për skuadrën time por, e bëja për skuadrën tjetër.
Generda: Kur jetoja në Itali, luanim kundër shkollave të tjera. Unë mendoja që duhet të vrapoje nga shkon topi por s’bëhej fjalë ta prekja topin./tvklan.al