Kryetarja e grupit parlamentar të selisë rozë, Valentina Leskaj, në kuadër të prezantimit të programit të ri qeverisës të Partisë Socialiste është ndalur në Qukës të qarkut të Elbasanit, ku dhe ka folur për problematikën e fshatit sot.
Valentina Leskaj: “Sali Berisha nuk ka të drejtë morale t’i kërkojë votën shqiptarëve sepse i gënjeu një herë. I gënjeu në 2005-ën me programin që bëri. Juve të gjithë e dini që Sali Berisha propagandoi si askush tjetër kartën anti-korrupsion, por në fakt e rriti, e zhvilloi korrupsionin me ritme galopante si asnjëherë tjetër në Shqipëri.
Sipas Leskajt me fitoren e 28 Qershorit Partia Socialiste ka një plan të detajuar për t’u ardhur në ndihmë fermerëve./tvklan.al